Marrëveshja me Italinë – Hiqet detyrimi për të certifikuar në Ambasadë vërtetimet shqiptare

E Enjte, 20 December 2018 14:44

Qytetarët shqiptarë nuk do kenë më nevojë të certifikojnë vërtetimet që u nevojiten në shtetin fqinj nga Ambasada Italiane. Në një dalje të përbashkët para mediave, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ambasadori italian Alberto Cutillo thanë se kjo është bërë e mundur falë një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Bushati tha se kjo do shpëtojë shumë shqiptarë nga xhirot e gjata te përkthyesi, noteri, certifikimi në Ambasadën Italiane e në Ministrinë tonë.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë, kosto totale që do u kursehet shqiptarëve nga heqja e këtij detyrimi arrin në 2.6 milionë euro.

Login to post comments