Titujt akademikë në Universitetin e Elbasanit, plagjiaturë e gjallë

E Enjte, 20 December 2018 15:14

Një hije skandali qëndron prej vitesh në Universitetin e Elbasanit, përsa i përket titujve akademikë, dhe konkretisht doktoraturave. Profesorë, dekanë dhe rektorë janë të përfshirë dhe molepsur në skandalin e “doktorantëve” që kanë vite që marrin tituj dhe para qyl nga shteti duke abuzuar.

Burime nga Universiteti i Elbasanit deklaruan me bindje se “në rast se hapen letrat dhe nisin hetimet nga Ministria Arsimit dhe organet e drejtësisë, skandali nxjerr dhjetëra emra që sot janë “doktorë” dhe që titullin e kanë marrë në UE”. Fakti është se, nga ky universitet janë “doktoruar” me dhjetëra e dhjetëra persona, pedagogë ose jo, me tituj akademikë si “doktor, prof, asistent prof” etj., tituj të tillë pa patur asnjë kontribut në fusha ku ata punojnë dhe marrin rrogën. Madje në UE edhe komisioni vlerësimit dhe miratimit të këtyre titujve akademikë, ka muaj apo vite që nuk mblidhet për shkak se shumica e profesorëve nga UT nuk pranojnë të bëhen pjesë e pazareve./Bulevard News

Login to post comments