Deputet i PD-së Endri Hasa që qëlloi Edi Ramën me vezë ka bërë një mesazh publik mesditën e sotme.
Hasa shkruan në faqen e tij në Facebook, se sot ishte student.
Ai tregon se vezët i mori nga dy vajza studente.
Më poshtë mesazhi i plotë i Endri Hasës:
Këto janë Irisa dhe Diana, studente në fakultetin Shkencave Sociale dhe të shkencave të natyrës.
‘Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues’, më thanë studentet.
Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur ‘Sot je student’.
P.S. Shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego.
Më mirë vezë kontrabandë në parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd.