Gruaja e Saimir Tahirit kundër Ramës, i bashkohet protestës së studentëve, firmos...

E Enjte, 20 December 2018 17:41

Mbi 50 pedagogë të Fakultetit të Shkencave sociale i janë bashkuar protestës së studentëve që kanë braktisur për më shumë se dy javësh auditorët. Ata kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike.

Në listën e pedagogëve që kanë firmosur bie në sy dhe emri i gruas së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Fatlinda Tahiri Berisha është bashkëshortja e ish-ministrit, e cila është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Në deklaratën e firmosur nga 50 pedagogët mbështetet protesta e studentëve dhe kërkesat e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 17:44
Login to post comments