Në një dialog përballë studentëve të Politeknikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Edi Rama është vënë përballë pyetjeve të studentëve.
Një prej tyre që cili ka marrë mikrofonin, ishte edhe një prej studentëve që është parë në 16 ditë të protestës dhe një nga ata të cilët më së shumti është dëgjuar të flasë me megafon e t’i drejtohet ministres Nikolla e Ramës gjithashtu.
Fillimisht ai i është drejtuar kryeministrit duke i thënë se nuk mund t’i quaj ata të paedukatë pasi ka qenë vetë ai që i ka quajtur ngelësa, tru gomari, dhe e epitete të tjera. Më pas ai ka marrë një për një pikat e kërkesave duke kërkuar llogari sesi do t’i plotësojë, ndërsa ka shtuar se nëse ka premtuar ulje tarifash për bachelorin, për masterin nuk e ka bërë.
Më pas ai ka pasur edhe një debat me Edi Ramën, ku ndër të tjera i ka thënë se nuk mund ta imagjinojë dot sesi një kryeministër, si Merkel apo të tjerë, të përdorë në atë lloj forme Instagramin.
“Si e ke hallin, do humor? Do të të bëj që të qesh gjithë Shqipëria me ty? S’te jap llogari ty sesi e perdor Inatagramin dhe sesi flas, ste jap llogari ty fare. Une ste kam thene ngeles, por kam bere nje koment me te gjithe ata qe shkruajne. Dhe i kam bere nje pytje dikujt qe shkruan aty dhe i kam thene nese ai ishte i gatshem te paguaj takse per ngelsat”, iu drejtua Rama.