Ndonëse i mbyllën protestat për këtë vit dhe morën pushimet, studentët me sa duket do të vazhdojnë aksionin. Sot ata kanë pasur ‘një dhuratë’ për kryeministrin Edi Rama.
Në fakt bëhet fjalë për disa kartolina festash por jo me urime për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri por me 9 kërkesat që studentët i kërkojnë qeverisë të përmbushë prej më shumë se 2 javësh.
Një grup studentësh kanë mbushur bredhin e Kryeministrisë me kartolina me 9 kërkesat e studentëve.