Në Kosovë nafta më pak se 1 euro, në Shqipëri 178 lek/litër

Diel, 23 December 2018 20:02

Në Kosovë vazhdon të bjerë çmimi i karburantit (naftë dhe benzinë). Gazeta Express raporton se të dielën një pikë karburanti në Pejë ka shitur naftë me çmim më pak se 1 Euro. “T-Oil ka vendosur të zbresë çmimin e naftës nën një euro. Kjo pompë ka marrë këtë vendim pasi kompanitë e mëdha kanë vendosur të mbajnë çmimin 30 centë më shtrenjë pasi dyshohet se kanë marrëveshje kriminale për të përfituar sa më shumë në këtë kohë. Edhe në pompën, NS-OIL, në Gjakovë, çmimi i naftës është 1 euro. 20 cent më lirë se çmimi i naftës në kompanitë që kanë arritur marrëveshje për të mos i zbritur çmimet e naftës. Valon Prestreshi, udhëheqës i Autoritetit të Konkurrencës, ka njoftuar se ka thirrur për të hënë një mbledhje urgjente për të kërkuar fillimin e hetimeve ndaj kompanive që importojnë naftë në Kosovë, të cilat po vazhdojnë të mbajnë çmimet e larta pavarësisht se çmimet e derivateve të naftës kanë rënë në tërë botën”, raporton gazeta më e madhe në Kosovë, Express.

Por edhe në karburantet që konsiderohen të shtrenjta në Kosovë çmimi i naftës është 1,18 euro/litër ose ndryshe 144 lek/litër.

Sapo të kalosh kufirit, dhe të vish në Shqipëri do të shohësh se çmimi i karburantit është disa herë më i shtrenjtë. Në fakt gjithnjë në Kosovë kanë qenë çmimet më të lira, por kësaj radhe diferenca bëhet më e madhe. Aktualisht në Shqipëri një litër naftë kushton 178 lek/litër ndërsa benzina 179 lek/litër. Po kështu në vendin tonë është rritur me afro 10 lek dhe çmimi i gazit.

Modifikuar më Diel, 23 December 2018 20:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...