Tragjike në Kretë, humb jetën foshnja 9-muajshe e shqiptarëve

Diel, 23 December 2018 20:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kokino Pirgo të Kretës, ku një foshnjë 9-muajshe e një çifti shqiptarësh ka humbur tragjikisht jetën.

Mësohet se foshnja e seksit djalë ndodhej nën kujdesin e gjyshes, ndërkohë që prindërit po merreshin me mbledhjen e ullinjve.

Sipas mjekëve të spitalit për fëmijë në Iraklio, foshnja, që arriti në gjendje koma në qendrën shëndetësore të fshatit dhe u transferua urgjentisht në këtë spital, është mbytur nga send apo ushqim i papërtypur që i ngeci në grykë.

Login to post comments