Kërcënohet me jetë një nga studentët më aktivë të protestës që zgjati plot dy javë para Ministrisë së Arsimit dhe më pas e zhvendosur para kryeministrisë.
Në një prononcim për ‘faxnews’, studenti Klajdi Bello ka deklaruar se është kërcënuar me jetë bashke me familjen e tij në Dukat të Vlorës.
“Më kanë kërcënuar me jetë Eljot Sulçe dhe Jon Grabocka, bashkë me një tjetër nga Kosova. Më kanë shkruar më parë në ‘Facebook’ duke më thënë që të ndal protestën “pasi unë kam 400-500 veta nga pas”. Unë do kërkoj mbrojtje ligjore për vete dhe familjen time në Dukat. Më pas më kanë thënë po ashtu edhe në telefon që më 7 janar mos guxo të dalësh në protestë se do të bëj gropën.
Edhe sot në mëngjes më erdhi këtu para kryeministrisë dhe më tha Eljot Sulçe bashkë me Jon Grabockën “ik se përndryshe do të vij dhe do të gjej familjen në Dukat”.
Kjo është e patolerueshme. Kjo nënkupton se duan të shuajnë kauzën tonë. Protesta është dashur të shkatërrohet që te Ministria e Arsimit. Kanë frikë nga protesta e studentëve, madje, pas kërcënimit Jon Sulcaj ka mbyllur facebook-un.”, u shpreh studenti.