Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me mbledhjen e Kryesisë së PS-së, duke theksuar se ka zëra që Rama po kryqëzon FRESH-in për protestat e studenteve.
Reagimi i Shehut:
Vijne zera se mbledhja e Kryesise se PS po "kryqezon" FRESh-in per protestat e studenteve!
Nuk thone kot "kur nuk ke cfare ti besh gomarit i bije samarit".
Ne nje vend, qe eshte i gjithe ne kolaps, ku ekonomia po shkon ne "pikiate", ku sektoret sociale si arsimi e shendetesia u nisen per "falas" e perfunduan "karrakatina" me pagese, ku korrupsioni devijon edhe lumenj, ku krimi e droga komandojne institucionet, ku nuk ka as Gjykate Kushtetuese e as te Larte etj etj, e paskan fajin te rinjte, FRESh-ista apo jo keta!
Dhe ku 70% e popullesise aspiron vetem si te largohet nga "syte kembet"....
Dhe perseri fajin per te gjitha keto e paska FRESh-i!
Kjo eshte cudia e sotme, qe vetem do te shtoje dilemen e qytetareve: "Te jesh apo te mos jesh" me ne Shqiperine e Rilindjes?!