E konstaton edhe Kisha: Shqipërinë e ka mbytur korrupsioni, arroganca, lakmia!

Hënë, 24 December 2018 15:31

Si kurrë ndonjëherë më parë, mesazhet e krerëve të Kishës shqiptare në këtë vigjilje Krishtlindjesh, nuk kanë qenë kaq alarmante për atë që po ndodh me shqiptarët nën këtë qeverisje. Urimet për këtë festë të madhe janë bërë “politike”, duke ngritur shqetësimin që ka kapluar çdo familje shqiptare e çdo besimi qoftë.

Korrupsioni, arroganca, lakmia, gënjeshtra, grumbullimi i pasurive të jashtëligjshme, kanë qenë fjalët e zgjedhura në mesazhin revoltues të Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse, Anastas Janullatos, ditën e sotme.

"Të gjithë e dimë se tronditja dhe pasiguria që helmojnë shoqërinë, mbahen në këmbë nga korrupsioni shumëformësh, të cilin e ushqejnë gënjeshtra, lakmia, egocentrizmi, arroganca. Shumë përpiqen të përballen me të duke akumuluar pasuri materiale të çdo lloji. Të tjerë kërkojnë miq të fortë, njerëz me pushtet politik dhe ekonomik", deklaron ai në këtë ditë të madhe për besimtarët e krishterë.

Edhe Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, në fjalën e tij ka qenë po kaq i ashpër dhe denoncues.

"Njeriu nuk duhet të ketë nevojë të afrojë një deputet, që t’i afrohet puna. Nevojë që t paguajë një kirurg në një spital publik, që të bëjë një operacion. Nuk do të ketë nevojë që të korruptojnë një gjyqtar që të marrë vendimin e drejtë në Gjykatë", thotë Imzot Fendo në mesazhin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...