Në një investigim të plotë të kryer nga stafi i CNA.al, ne kemi mundur të zbërthejmë skemën, sesi qeveria shqiptare ka dhënë 50 milion euro për dy inceneratorë, atë në Elbasan dhe në Fier. Ku në një mënyrë të qartë, duke investiguar dokumentet, duke siguruar dhe materiale ekskluzive, kemi treguar se janë të njëjtët persona që fshihen pas inceneratorëve.
Të cilët janë shtetasi Klodian Zoto, shtetasi Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e këtij të fundit Stela Gugallja. Këta katër persona janë njerëzit kryesorë të cilët kanë marë dy ofertat e pakërkuara për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, për të cilat qeveria shqiptare duhet të paguajë të paktën 50 milion euro.
Këto dy inceneratorë, njëri prej të cilëve ka filluar punë, janë një skemë e shumë akuzuar edhe nga opozita si një kat korruptiv, i favorizuar për lidhje klienteliste të ministrave të qeverisë Rama, por që shkojnë deri tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Sot po sjellim pjesën e parë të investigimit të bërë nga stafi ynë në lidhje me incenratorin e Tiranës. Një koncesion 128 milion euro, për 30 vite. Një investim i cili përfshin landfillin e Sharrës, ku do të ndërtohet edhe një incinerator për të prodhuar energji dhe gjithashtu do të bëhet edhe trajtimi i mbetjeve urbane dhe mbetjeve të tjera.
CNA.al ka mundur të sigurojë sërish dokumenta autentike, të cilat tregojnë qartë se kush është e vërteta e inceneratorëve, përtej asaj që na është thënë në media, ajo është krejt ndryshe dhe mjafton të shikosh dokumentat.
Sipas të dhënave që reklamohen nga qeveria shqiptare dhe po të dëgjojmë këtë intervistë të dhënë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilën mund ta lexoni këtu, thuhet se është një kompani e madhe holandeze që do të punësojë njerëz, e të tjera si ato gënjeshtrat publike që bën çdo ditë Veliaj.
Në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë. CNA.al ka mundur të zbulojë se kompania e cila pretendohet se është një kompani hollandeze, Integreted Energy BV, është thjeshtë dhe vetëm një kompani e krijuar nga të njëjtët persona, të përfshirë në ndërtimin e inceneratorëve në Fier dhe Elbasan.
Pra, sërish del në skenë Klodian Zoto, italiani i cili firmos kontratat e ndërtimit të inceneratorëve me çelësa në dorë, Ernesto Granelli, dhe disa zyra të tjera të cilat janë kryesisht administratorë të aksioneve apo të përfaqësimit të individëve të cilët nuk duan të shfaqen me emra.
CNA.al gjithashtu ka mundur të sigurojë se kompania mëmë është një kompani e regjistruar në dhomën e tregtisë të Hollandës, e cila quhet Rezidence Koorporate Servise.
Kjo kompani ka edhe rreth me 32 grupe kompanish, të regjsitruara në dhomën e tregtisë, ku ajo është e regjistruar kanë të njejtën adresë Delflandlaan 1 Queens Tower.
Gjithashtu në qoftë se do të shohim në Dhomën e Tregtisë, dalin edhe kompanitë që kjo përfaqëson, në nivelin e dytë dhe në nivelin e tretë, ku shfaqet një kompani e cila quhet Almares Management BV bashkëfirmëtare me kompaninë e Klodian Zotos në Hollandë.
Duke kërkuar në fillim me emrin e kompanisë Integreted Energy BV, ne gjetëm disa të dhëna të plota. Kjo kompani e ka regjistrimin e parë në datën 19.08.2016, sipas këtij dokumenti.
Në qoftë se do ta shikojmë me kujdes, drejtorët janë tre emra. Klodian Zoto, i inceneratorit të Fierit, Ernesto Granelli, italiani i cili firmos kontratat me çelësa në dorë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit me Klodian Zoton dhe ka ortakëri me Stela Gugallen ku në kompania administron Mirel Mërtiri, vlerat e insceneratoreve jepen 15 milion euro.
Pra, ajo që na është thënë nga politika, nga Veliaj dhe propaganda qeveritare se është një kompani hollandeze me eksperiencë të madhe që do të hapë shumë vende punë dhe se do të bëjë mrekulli në Tiranë, nuk është gjë tjetër por thjeshtë dhe vetëm një kompani e regjistruar një vit më përpara sesa të merrej koncesioni për landfillin e Tiranës dhe inceneratorin atje. U rregjistrua në 2016 në 2017, qveria Rama 1 i dha konçesionin 128 mlionë euro, ku është eksperianca këtu?
Ajo që deklarojnë kryebashkiaku Veliaj apo kryeministri Rama, dhe qëndrimet e mbajtura në publik për 128 milion euro koncesion për një kompani hollandeze, janë thjeshtë dhe vetëm gënjeshtra.
Prokuroria tashmë ka në dorë “asin” nën mëngë që i mungonte. Pra, faktin ku thoshte se kompania hollandeze ishte një guackë off shore dhe emra nuk dilnin asgjëkundi, pra emrat nuk diheshin. Tani emrat i kanë mjafton të shkojnë në dhomën e tregëtisë ose në adresat e mësiperme. Por kjo jo për shumë kohë pasi sërish mund të fshihen nën kompani dhe emra të tjerë.
Në fakt Integreted Energy BV, është një kompani me drejtor Ernesto Granellin, Klodian Zoton dhe Thomas Walter Hansman, në vitin 2016. Ç’ka tregon se është regjistruar thjeshtë dhe vetëm në Hollandë, për të humbur gjurmët. Ashtu siç thamë më lart, kompania Integreted Energy BV, është pjesë e skemës të kompanisë Rezidencë Koorporate Servis, ku me skema të ndryshme, me dhjetëra kompani përfshihen duke fshehur emrat e aksionerëve, por dalin vetëm drejtues përfaqësues.
CNA.al ka mundur të zbulojë se janë me dhjetëra kompani, të cilat kanë të njëjtën adresë, të njëjtët përfaqësues, ndodhen në të njëjtën zyrë, në të njëjtën godinë në Amsterdam. Këtu janë edhe kompanitë e Klodian Zotos, të cilit diku i del emri dhe më pas fillon e zhduket, apo kompanitë e tij fillojnë e ndryshojnë emrat dhe hyjnë të gjitha në ciklin e fshehtë. Dhe nuk ështëe vështirë në fakt në qoftë se një prokuror dhe institucionet do ta merrnin seriozisht dhe do të investigonin, pasi gjurmët janë. “Dialli fshihet në detaje”.
Le të shkojmë më tej. Kemi mundur të zbulojmë se në vitin 2017, për herë të parë, në fillim të këtij viti, kompania ka paguar kapitalin, të cilin e ka çuar në vlerën 50 mijë euro. Dhe këtu fillon momenti i Shqipërisë.
Është një kompani që ka qënë në proçes atëherë me zyrtarë të qeverisë shqiptare, e cila ka mundur më tej të marrë një koncesion 128 milion euro, nga qeveria shqiptare.
Në qoftë se do të shohim dokumentat, kontrata midis Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë për ndërtimin e inceneratorit dhe rehabilitimin e vendepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, është firmosur në datën 31 gusht 2017. Dhe i është dhënë shoqërisë Integreted Energy BV SPV e cila ka aksionerë 100% kompaninë Integreted Energy BV, sipas ekstraktit të QKR-së, që iu e shikoni më poshtë. Kompania u themelua në Tiranë në datën 30 gusht, u rregjistrua QKR, 31 gusht dhe po atë ditë firmosi kontratën.
Gjithashtu në kontratë bie në sy se ajo është firmosur nga zoti Lefter Koka, pak ditë para se ai të linte detyrën si Ministër i Mjedisit, si përfaqësues i LSI-së. Kontrata është firmosur nga ministri Lefter Koka dhe nga koncesionari Integreted Energy BV SPV, nga përfaqësuesi i saj Giuseppe Ciaffaglione.
Por kush është Giuseppe Ciaffaglione
Në rast se do të shohim të dhënat e Integreted Energy BV në Hollandë, del se pas vitit 2017, kur është paguar kapitali në fillim të vitit, deri në dhjetor nuk ka pasur asnjë lëvizje të regjistruar, por pasi është marrë koncesioni, disa muaj më pas kanë filluar dhe lëvizjet. Një nga drejtorët është tërhequr. Pastaj është tërhequr nga drejtor edhe shtetasi italian, i cili garanton inceneratorët me çelësa në dorë Ernesto Granelli, aksioneri i kompanisë Energy Recuperator dhe më pas bashkëortak me Stela Gugallën, me kompaninë ER One Albania, tek inceneratori i Elbasanit. Gjithashtu më vonë në 18.01.2018, ka një tjetër ndryshim. Pra, rreth 6 muaj pasi qeveria shqiptare ka firmosur me Integreted Energy BV SPV kontratën koncesionare kanë filluar disa lëvizje.
Sipas të dhënave kompania Almares Menagment BV merr përfaqësi dhe përfaqësohet me një drejtor. Pra, edhe ajo futet në skemë, dhe tashmë janë dy drejtorë që firmosin njëri i Integreted Energy BV dhe tjetri i Almares Menagment BV, të dyja në një adresë, një zyrë, me të njejtën kompani mëmë. Tek Almares Menagment BV ka të tjera detaje që do i sjellim në shkrimet në vijim.
Po ashtu, drejtori i Integrated Energy BV që është kompania mëmë, është administrator tek kompania Integrated Energy BV SPV në Tiranë, por nuk ka asnjë të drejtë të kryejë administrimin e biznesit të ndërmarjes, as veprimtatri financiare, bankare, ligjore dhe të tjera të performancës së shoqërisë. Ai që firmos për kompaninë nga Hollanda si “DREJTUES”, në Tiranë është hiç, ka punë vetëm teknike.
Por, çfarë është Almares Menagment BV?
Kjo është pjesë e skemës së kompanisë mëmë që përmendem më sipër, dhe ka sërish të njëjtën adresë, të njëjtën zyrë, në të njëjtën godinë me Integreted Energy BV, kompaninë e Klodian Zotos, Ernesto Granellit dhe disa shtetasve të tjerë, të cilët në fakt duket se të huajt janë drejtorë përfaqësues si lojë të kompanive, brenda koorporatës së madhe, e cila ndërton skema e kompani pa fund për t’i fshehur e për ti lëvizur emrat e tyre derisa të mos duken më.
Pasi ka marrë Almares Menagment BV pozicionin e saj dhe drejtorin. Pra, kjo kompani do të ketë një drejtor brenda kompanisë Integreted Energy BV, është tërhequr në 20 mars të 2018, Klodian Zoto nga drejtor dhe drejtor është vendosur Giuseppe Ciaffaglione.
Giuseppe Ciaffaglione, italiani që ka firmosur dhe kontratën e Ministrisë së Mjedisit me kompaninë Integreted Energy BV SPV në Shqipëri, është administrator i kompanisë së Klodian Zotos.
Pra, italiani që vendoset në drejtimin e kompanisë është administrator që ka Klodian Zoto në Tiranë.
Por, çfarë shohim më tej?
Më tej gjithçka është e qetë dhe të vetmet ndryshime janë rreth vitit 2019, ku ka pasur raportime të tjera ndryshimesh në Hollandë. Janë të paktën rreth 20 lidhje dhe ndryshime të raportuara për kompaninë Integreted Energy BV, ku fillimisht siç e thamë shfaqet Klodian Zoto dhe Ernesto Granelli dhe më pas një kompani hollandeze, e cila mesa duket është dhe guacka, ku zhduken gjurmët e gjithçkaje ka ndodhur.
Kompanitë kanë të njëjtën adresë Delflandlaan 1 Queens Tower në Amsterdam dhe janë të regjistruara në Dhomën e Tregtisë në Hollandë, ku dhe Klodian Zoto, Ernesto Granelli dhe të gjithë skenaristët e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës janë përpjekur të fshehin gjurmët.
Një detaj tjetër që bie në sy është fakti se duket qartë nga skema e përdorur, se janë kompani të cilat nuk kanë para. Nuk kanë gjendje të investuar, apo për investime madhore. Janë kompani të krijuara në guacka jashtë, vijnë në Shqipëri me një tufë dokumenta dhe kërkojnë qindra milionë euro për të realizuar një projekt.
Kështu çdo qytetar shqiptar mund të përgatisë një tufë me letra, të bëjë disa kontrata dhe të firmosë koncesione, por askush nuk i jep. Ç’ka ngre dyshimet e fortas se këtu ka një skemë të plotë korruptive të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, që nga qeveria, ministra, e deri tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sepse çdo njeri mund të bëjë disa letra, të shkojë të krijojë një kompani, procedura e të cilave nuk kushton shumë dhe më pas të vijë të marrë një koncesion 30-vjeçar, kur në fakt Integreted Energy BV ka filluar vetëm me projektin në Shqipëri dhe më pas ka shkuar në dy vende afrikane, por kjo do ti përkasë një tjetër shkrimi.
CNA.al do të sjellë më tej dokumenta të tjera ekskluzive, vendime të bordit, kontrata, skema, vendime qeverie dhe gjithçka tjetër ka ndodhur që nga fillimi me lindjen e Integreted Energy BV në Hollandë, më pas me kompani shqiptare Integreted Energy BV SPV, futjen e kompanisë së re Almares Menagment në skenë, zhdukjen e gjurmës, lëvizjes dhe rikthimin në skenë të shumë emrave, të cilët nuk janë të panjohur, por janë thjeshtë dhe vetëm skenaristë dhe aktorë që kanë mundur të sigurjnë 128 milion euro. Pra rreth 4.3 milion euro në vit, nga taksat e shqiptarëve për një komopani e cila nuk ka eksperiencën që thuhet, por është themeluar pak kohë përpara se të firmoste koncesionin dhe Integreted Energy BV është thjeshtë një maskë, që ka përdorur Klodian Zoto dhe shtetasi Italian Ernesto Granelli për të firmosur koncesionin e radhës me qeverinë shqiptare. Pa folur për mungesën e një gare ndërkombëtare transparente dhe në kushte të barabarta ligjore.
Nga dokumentet e siguruara rezulton se Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Ernesto Granelli dhe Stela Gugallja, të përfshirë në një skemë kanë mundur të sigurojnë nëpërmjet tre incenereatorëve, 178 milion euro nga buxheti i shtetit shqiptar, për ndërtimin e inceneratorëve.
Prej shumë kohësh kanë mundur të marrin dhe të tërheqin nga buxheti i shtetit milliona e miliona euro. Këto do t’i tregojmë në dokumenta të tjera ekskluzive.
Mjafton të ndjekësh paratë sesi ato qarkullojnë, ku shkojnë, si derdhën dhe cilët janë personat që mbushin xhepat nga taksat e shqiptarëve dhe në emër të inceneratorëve dhe koncesioneve korruptive, pa folur për gjurmët dhe emrat e dokumentave./ CNA.al
Kjo është vetëm pjesa e parë e një investigimi të plotë të kryer nga CNA.al, në lidhje me koncesionin 128 milion euro të inceneratorit të Tiranës. Duke qenë se janë shumë materiale, shumë dokumente, shumë fakte, gjithë investigimi do të publikohet në disa shkrime, pasi materialet janë shumë të gjata dhe dokumentet janë të shumta.
Do zbulojmë me detaje politikanët e përfshirë, kompanitë shqiptare dhe ortakëritë e mediave. Gjithçka që askush mos mundet më të ndalë hetimin dhe zbardhjen e plotë të nje dosjeje që akuzon piramidën shtetërore.