Infrastruktura e rrugëve të brendshme në kryeqytet mbetet problematike.
BOOM sjell në fokus tre segmente të tjera që paraqesin vështirësi, si për drejtuesit e mjeteve ashtu edhe për këmbësorët.
Segmenti nga "Don Bosko" në drejtim të Spitalit Ushtarak shfaqet i amortizuar.
"Mjetet e kanë të vështirë, edhe ne me vështirë kalojmë", tha një qytetar.
Ndërkohë situata në rrugën "Marubi" mbetet problematike. Qytetarët shprehen se institucionet vendore i kanë lënë në harresë.
"Taksat na i marrin, por nuk pyet njeri për ne" tha një tjetër qytetar.
Po kaq problematike paraqitet rruga më pranë qendrës, siç është ajo "Adem Jashari", në afërsi të Liqenit Artificial.
Në kontrast me atmosferën e festave duket se më shumë vëmendje i është kushtuar festivalit të dritave sesa vështirësive të përditshme që hasin banorët.