Tentoi të korruptonte gjyqtarin, arrestohet avokati (Emri)

Hënë, 24 December 2018 18:55

Një avokat ka rënë në prangat e policisë teksa tentoi të korruptonte një gjyqtar. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se avokati i arrestuar është shtetasi, Sokol Gjini , ndaj të cilit rëndon akuza e “korrupsionit aktiv të gjyqtarit”.

Së bashku me avokatin me të njëjtën akuzë është arrestuar edhe Eriger Bushi, lindur e banues në Laç, ndërsa është vendosur detyrim paraqitjeje për shtetasin Llesh Bushi.

Policia njofton se të arrestuarit kanë kryer veprime me qellimin korruptimin e gjyqtarëve për të mundesuar ndryshimin e masës së sigurimit për shtetasin Eriger Bushi.

Modifikuar më Hënë, 24 December 2018 19:13
Login to post comments