Meta uron Krishtlindjen: Të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët

Hënë, 24 December 2018 20:42

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e Krishterë me rastin e Krishtlindjes. Në këtë Ditë të Shenjtë, thotë kreu i shtetit, t' i japim më shumë harmoni të vetmuarve dhe njerëzve në nevojë.

Urimi i Presidentit Ilir Meta

Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.

Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.

Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!

Login to post comments