Pedagogia Sula: Vendimi i Ramës për studentët i çon universitetet në kolaps

Hënë, 24 December 2018 22:48

Pedagogia Lili Sula e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se fakti që kryeministri nuk rriti fondet për arsimin e lartë dhe ua faturon universiteteve koston e uljes së tarifave për studentët, i çon këto institucione në kolaps.

Pjesë nga debati:

Sula: Fakti që kryeministri nuk shtoi buxhetin kur Presidenti e ktheu ligjin, çfarë bëri? Premton duke ulur taksat e studentëve duke ua faturuar universiteteve, çka do të thotë se do t'i çojë ata në kolaps, sepse thelbi i këtij ligji është ta kthejë studentin në klient. Kemi 3-4 muaj që nuk na siguron pagat. E ka detyrim kushtetues. Vet ligji është krijuar ta trajtojë studentin si klient, është krijuar me idenë e një ligji jo publik. Shteti ka për detyrë të investojë tek dija e individit. Nuk është i rastësishëm ky ligj kështu dhe sjell këto pasoja. Studentet janë në rrugë dhe universitetet në kolaps.

Login to post comments