Denoncimi i studentit: Lëvizja për Universitetin donte të merrte triumfin e protestës

Hënë, 24 December 2018 22:58

Studenti Klajdi Bello i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, akuzoi Lëvizjen për Universitetin se donte të shuante protestën e studentëve.

Pjesë nga debati:

Bello: Studentët kanë qenë aty dhe e kanë parë të vërtetën. Ju keni dashur ta merrni stafetën. Ne bëmë shkëputjen nga Ministria tek Kryeministria dhe këtu qe vdekja e Lëvizjes për Universitetin dhe lindja e universitetit dhe studentëve të vërtetë të këtij kombi. Doni tua them të vërtetën? Donit të merrnit stafetën e tarifës mbi arsimin që hoqët. Donit të merrnit triumfin. Studentët ishin më inteligjentë. U shkëputëm tek Kryeministria dhe ju na bëtë bllokadë dhe ju dolët me megafonë dhe ndezët zjarrin atje. Ju jeni përpjekur në tëra mënyrat të na shuani.

Login to post comments