Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter është shënuar në ishullin e Zakynthos, në Greqi. Sipas Institutit Sizmiologjik të Athinës, tërmeti u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 03:41, në jug të Zakynthos.
Mediat greke raportojnë se si pasojë e lëkundjeve, janë shkaktuar dëme të shumta materiale.