Festimet për Krishtlindje nuk kanë ndaluar protestuesit në Francë që të marshojnë në bulevardin Champs Elysees të Hënën në mesnatë, për të kërkuar dorëheqje ne Macron. Disa automjete të policisë rrethuan Harkun e Triumfit për të parandaluar afrimin e “jelekëve të verdhë”, ndërkohë që monumenti u dëmtua në protestën më datë 1 Dhjetor.
Pavarësisht rritjes së pagave dhe uljes së taksave të lajmëruara nga Qeveria më herët gjatë muajit për të ndaluar protestat, “jelekët e verdhë” kanë thënë se nuk do të ndalojnë demonstratat deri sa Macron të japë dorëheqjen dhe ata të kenë më shumë fuqi në vendimmarrje. Ata kanë thënë se do të marshojnë në bulevard edhe gjatë ditëve të javës. Tre javë më parë, protestat në Paris u kthyen në një prej trazirave më të këqija që ka parë kryeqyteti që prej vitit 68, ndërkohë që u dogjën makina dhe u shkatërruan hyrjet e bizneseve nëpër rrugë.
Protestat e “jelekëve të verdhë” nisën në mes të muajit Nëntor, në kundërpërgjigje ndaj rritjes së taksës për karburantit dhe u kthyen më vonë kundër reformave ekonomike të presidentit Emmanuel Macron, i cili është kritikuar si presidenti i “të pasurve”.