Skandali, “kompania” DH Albania u pagua nga OST-ja

E mërkurë, 26 December 2018 15:18

Skandali i kompanisë guackë Dunwell Haberman thellohet më tej. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) i ka parapaguar rreth 2.4 milionë euro kompanisë DH Albania për të nisur punimet në ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi, por më vonë këto para’ janë kthyer mbrapsht.

Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Tiranës. Burime nga institucioni i akuzës thanë për Top Channel se pas nënshkrimit të kontratës, OST ka bërë menjehërë pagesë për DH Albania, por transferta ka rezultuar pa dëm ekonomik, pasi paratë janë kthyer mbrapsht pas shpërthimit të skandalit që çoi në anulimin e tenderit.

Në fakt, kjo është një procedurë që zbatohet nga një pjesë e madhe e institucioneve publike, të cilat pas nënshkrimit të kontratave parapaguajnë kompanitë private me 20% të vlerës për të filluar punimet në terren. Kjo praktikë është zbatuar edhe në rastin e linjës Burrel-Peshkopi, edhe pse paratë janë kthyer menjëherë mbrapsht pasi OST anuloi tenderin.

Më parë, OST e ka mohuar që të ketë paguar para për DH Albania, por tashmë transferta është konfirmuar nga hetimet e prokurorisë.

Skandali i kompanisë DH Albania shpërtheu pas publikimit të dokumenteve që tregonin se kompania mëmë e saj, Dunwell Haberman, e regjistruar në Delaware kishte falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit për të fituar tenderin e Unazës së Re në Tiranë dhe atë të linjës elektrike Burrel-Peshkopi.

Si Autoriteti Rrugor, ashtu dhe OST u justifikuan se nuk mund të verifikonin origjinalitetin e dokumentave të dorëzuar nga DH Albania në tender, por tashmë çështja është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...