Vendimi i qeverisë, reagojnë studentët: Shumë vonë, shumë pak!

E mërkurë, 26 December 2018 17:19

Pas vendimit të qeverisë për të ulur tarifat dhe për të përmirësuar me 12 pika gjendjen e Arsimit të Lartë në Shqipëri, ka ardhur edhe një reagim nga Lëvizja për Universitetin, një nga organizatat iniciatore të protestës së studentëve.

Në një reagim publik, Lëvizja për Universitetin thotë se studentët e Masterit do të vazhdojnë që të paguajnë tarifa të larta.

LU, thekson se pesha e votës së studentëve do të jetë e ulët, dhe se bordet e Administrimit të Universiteteve do të kontrollohen nga qeveria.

Deklarata e plotë e  Lëvizjes për Universitetin:

SHUMË PAK, SHUMË VONË, ME HILE

Gjatë daljes së sotme publike, kryeministri Rama nuk habiti askënd me refuzimin e tij për t’u dhënë zgjidhje substanciale kërkesave të studentëve:

  1. Shumica dërrmuese e studentëve të masterit do të vazhdojë të paguajë tarifa vjetore nga 60,000 deri në 115,000 lekë (të reja) në vit.
  2. Pesha e fuqisë studentore në zgjedhjen e autoriteteve drejtuese të universitetit do të mbetet në 10% mjeran. Vota e një pedagogu do të vijojë të vlejë rreth 300 herë më shumë se ajo e një studenti. As Rama e askush tjetër nuk ka mundësi të marrë në shqyrtim mbi 20’000 universitetet e kësaj bote. Mirëpo ka plot raste ku pesha e votës studentore është më e lartë se 10%. Një shembull mund të ishte Universiteti Autonom i Barcelonës.
  3. Bordet e Administrimit të universiteteve do të vazhdojnë të kontrollohen nga qeveria. Premtimi se një prej përfaqësuesve të qeverisë do të zgjidhet prej 3 propozimeve që vijnë nga strukturat përfaqësuese të studentëve është hileqar. Çdo qeveri i ka aq në dorë strukturat burokratike studentore (këshillat studentorë) sa për të futur një vegël të saj në listën 3-emërore.
  4. Qeveria nuk ka treguar se sa do të rritet buxheti i shtetit për arsimin e lartë. Rama tha se në vitet në vijim do të ketë ulje të ndjeshme të kuotave për studimet bachelor në universitetet publike. Çdo ulje tarifash bachelor-i do të shoqërohet me ulje të numrit të studentëve, çka nënkupton se financimi shtetëror për universitetet publike nuk do të ndryshojë ndjeshëm.
  5. Në kushtet ku diplomoret private lulëzojnë, çdo ulje kuotash në universitetet publike nuk do të zgjidhë “mbiprodhimin” e gazetarëve apo juristëve, por thjesht do t’i shtyjë kandidatët për gazetarë dhe juristë drejt diplomoreve private, duke sjellë miliona euro shtesë për pronarët e tyre.
  6. Mbi të gjitha, qeveria konsideron të panegociueshëm jo vetëm rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë, por edhe ndryshimin e pjesshëm të tij:
  7. Universitetet publike do të vazhdojnë të vuajnë nga pasiguria financiare, e cila sjell me vete rritjen abuzive të kuotave të studimeve master, lëshimin e notës dhe komercializimin e jetës universitare.
  8. Diplomoret private do të kenë sërish mundësi të fusin duart në buxhetin e shtetit.
  9. Tarifat e studimeve mund të rriten që vitin e ardhshëm si rezultat i pakësimit të buxhetit për universitetet publike.
  10. Universitetet do të vazhdojnë të jenë të varura nga qeveria dhe të pavarura nga studentët.

Për të gjitha këto arsye, protestat duhet të vazhdojnë dhe të bëhen më masive deri në PLOTËSIMIN E TË GJITHA KËRKESAVE STUDENTORE DHE RRËZIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË.

STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!

Modifikuar më E mërkurë, 26 December 2018 17:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...