Tashme, ka kaluar me shume se 1 vit nga protesta me e madhe e studenteve, nga ku qeveria doli me premtime te shumta, duke premtuar shumcka dhe si gjithmone, ne fund duke mos mbajtur asgje!
Fillimisht qeveria prezantoi karten e studentit, e cila rezultoi nje tallje e madhe e dyshes Rama-Veliaj, por keta nuk u mjaftuan me kaq, tani tallen edhe me tarifat dhe bursat!
Kete te hene studentet jane njoftuar per te paguar tarifen, e cila mendohej se do ishte e pergjysmuar sic u premtua dhe vjet nga kryeministri, por ata u zune ne befasi duke u perballur me faktin e kryer, se nese kishin ndonje lende te prapambetuar apo per permiresim ata do ta paguanin tarifen e plote.
Te gjithe e dime se nje perqindje shume e vogel e studenteve arrijne qe t’i marrin te plote provimet, apo te mos i permiresojne ata.
Ky mashtrim i ka revoltuar studentet dhe neser ata kane njoftuar proteste ne oren 11:00, te korpusi, vendi simbol i Universitetit!