Nga Lëvizja Reago
Kërkesa e parë e studentëve:
Rritja e buxhetit të arsimit në 5% të GDP, me qëllim përgjysmimin e tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e infrastrukturës dhe mësimdhënies (universitete dhe konvikte).
-Çfarë na tha Kryeministri:
1) Studentët që vijnë nga familje me ndihme ekonomike, studentët e verbër, studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.
2) Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit,
-Çfarë kërkojnë në të vërtetë studentët:
1) Studentët e kërkojnë buxhetin e arsimit të lartë 5% te GDP, kërkojnë thjesht të mbahet premtimi elektoral që ka bërë Kryeministri në zgjedhjet e fundit, dhe sigurisht nuk e ka mbajtur, por më keq akoma e shet si një nder që po u bën studentëve.
2) Studentet kërkojnë buxhetin e arsimit në 5% të GDP, ne menyre qe te kene kushte me te mira studimi, laboratorë dhe mundësi si bashkëmoshataret e tyre ne Europe
3) Studentet kërkojnë përgjysmimin e tarifës se studimit dhe kjo për te gjitha nivelet (bachelor dhe master)
Kërkesa e dytë e studentëve
Përmirësimi i sistemit të Konvikteve.
Çfarë na tha kryeministri:
Nëpërmjet një financimi total prej 16.8 milionë euro, dhënë nga Qeveria Gjermane, do të mundësohet rehabilitimi i një numri maksimal prej 13 godinash të rezidencave studentore universitare në Tiranë (nga 37 godina që përllogariten të jenë në total në qytetin e Tiranës).
Ministria e Financave dhe e Ekonomisë është duke negociuar me KFË për të vazhduar rehabilitimin e banesave studentore, për një projekt me vlerë 27 milionë euro nga të cilat 7 milionë euro grand dhe 20 milionë euro kredi.
Afati i realizimit:
Brenda një periudhe 3-vjeçare për ndërhyrje në rikonstruksione
Çfarë kërkojnë në të vërtetë studentet:
Studentët kërkojnë rikostruksionin total dhe thelbësor te të gjithë godinave të konvikteve dhe jo të një pjese të tyre. Kërkojmë që godinat të kthehen në gjendje te banueshme. Gjithashtu kërkojmë shpjegime se çfarë nënkupton qeveria me rikonstruksion, si dhe plani i rikonstruksionit të godinave për tre vitet e ardhshme.
Mos vallë quhet rikonstruksion lyerja e godinës si dhe përmirësimi i fasadës?
Kërkesa e tretë e studentëve:
Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik
Çfarë na tha kryeministri:
Ligji u njeh të drejtën Studentëve të përfaqësohen në të gjitha komisionet e përhershme.
Komisionet e përhershme janë organe kolegjiale, që organizohen në nivel Universiteti dhe në nivel Fakulteti.
Ligji u njeh Studentëve të drejtën të organizohen në këshilla studentorë në nivel njësie kryesore, (fakultet) institucioni të arsimit të lartë si edhe në nivel kombëtar.
Këshillat e studentëve promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë. Etj., etj...
Çfarë kërkojnë në të vërtetë studentet:
Kryeministri foli shumë rreth gjërave të padobishme, por për plotësimin e kësaj kërkese nuk bëri asnjë sqarim.
Studentët kërkojnë rritje të peshës së votës së tyre sepse:
1) Janë në numër më të madh në krahasim me stafin pedagogjik dhe kanë peshë votë me pak se ata
2) Në këtë mënyrë ata që zgjidhen nuk mund të nëpërkëmbin të drejtat e studenteve duke rritur sistemin e përfaqësimit,
Kërkesa e katërt e studentëve:
Mbështetur në nenin 99 te ligjit te arsimit të lartë, pika 2, mbi Këshillat Studentore, kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
-Çfarë na tha kryeministri:
Njëri prej anëtarëve që emërohet prej MASR, të vijë propozim nga studentët, por të jetë figurë publike në përputhje me ligjin
-Çfarë kërkojnë në të vërtetë studentët:
Studentët kërkojnë një përfaqësues në bord që është student e jo figurë publike sepse:
1) një student i di më mirë problematikat e studenteve, sepse i heq në kurrizin e tij çdo ditë. Megjithë respektin për çdo figurë publike, ata nuk jetojnë çdo dite me ne.
2) një student është një zë me shume ne vendimet qe merren për interes te studenteve, ndërkohë zëri i një figure publike nuk përfaqëson zërin e studenteve.
Studentet janë të aftë të përfaqësojnë vete veten e tyre.
Kërkesa e pestë e studentëve:
Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019.
-Çfarë na tha kryeministri:
Procesi ka kërkuar kohë për tu realizuar, pasi kërkohet përfshirja nga institucione vendore, qendrore dhe biznesi.
Mungesa e gatishmërisë së institucioneve për të mundësuar shërbime të dedikuara
Është duke u draftuar një udhëzues teknik për mënyrën e aplikimit dhe çështje të tjera teknike që kanë lidhje me formatin dhe të dhëna të kartës, aplikimin online, etj., i cili do të marrë formë ligjore pas përfundimit të softit për aplikimin e kartës.
Lëshimi i kartës për çdo student Shtator – Dhjetor 2019
-Çfarë kërkojnë ne te vërtetë studentet:
Karta e studentit në bazë të këtij ligji të arsimit të lartë duhet te dilte 9 muaj pasi do miratohej ligji. Sot studentët kërkojnë pse kjo gjë nuk është bërë dhe kush janë përgjegjësit dhe çfarë përgjegjësie mbajnë ata që kjo gjë nuk është bërë. Sa e besueshme është tani qeveria që dhe ky afat që ka dhënë tani nuk do shkelet?
Përfundimi:
Kërkesat e studenteve nuk janë plotësuar, po tentohet qe këto kërkesa të kthehen në pazare. Studentët nuk mund të bien pre e qeverisë e cila tenton t’u hedhë hi syve si dhe t’i mashtrojë me lugën bosh.
Levizja Reago