VIDEO-LIVE/ Banorët e Unazës nuk i tremben Ramës, sërish në rrugë

E Enjte, 27 December 2018 17:09

Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. “Jug veri jemi një”, O Erion o diarre këtu i thonë Unazë e Re”, “Unaza e Bashkuar ka për të fituar”, këto janë disa nga nga thirrjet e banorëve të Astirit. “Firma të ketë kujdes se nuk kemi punë me punëtorët, të gjithë e kemi me ju. Ky është projekt korruptiv”, u shpreh një prej banorëve.

Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetët e PD-së në protestë.

“Kjo qeveri nuk di t’i përgjigjet qytetarëve. Siç bëri policia sot që nuk donin të protstonte diaspora. Do ju kërkoja që t;i mbështesim pjestarët e asaj proteste. Ju këtu keni një kauzë, e keni për shtëpitë tuaja. Nuk keni kauzë politike. Çdo banor i Unazë së Re ka treguar se është europian”, u shpreh deputeti Balliu. Banorët herë pas here janë duke brohoritur: “Trup, turp, qeveri e krimit”.

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 17:54
Login to post comments