Banorët e Astirit: “Arta Marku zgjohu nga gjumi”

E Enjte, 27 December 2018 18:44

Banorët e zonës “Astirit” si çdo ditë po protestojnë edhe sot duke kërkuar tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Ata ashtu siç kanë bërë prej 54 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.

“Arta Marku zgjohu nga gjumi. Artan Lame ka bërë legalizime selektive dhe duhet të ishte në burg. Nuk do të arrini që ti ndaloni protestat tona.E duam Shqipërinë pa Edi Rama dhe Erion Veliajn.”- shprehen banorët.

Protestuesit kërcënojnë kompanitë që të mos guxojnë të afrohen për të prishur banesat e tyre, pasi do të përballen me zemërimin e qytetarëve të pafajshëm. Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 18:46
Login to post comments