“Krykumbari fyen dhe poshtëron personalisht çdo student duke e paraqitur apo presupozuar ata si njerëz që ai mund ti blejë ose ti nënshtrojë madje tua rrëmbejë drejtimin e protestës dhe ta kape atë siç bëri me kunat-prokurorinë apo Dvoran-drejtësinë”.
Denoncimin e bën ish-kryeminstri Sali Berisha, i cili i referohet deklaratës së djeshme të pasardhësit të tij..., “Do të kryesoj dhe do të kap protestën e studentëve”.
Reagimi i plotë i Sali Berishës
Krye, krye kreu i meduzes deklaroi dje se:
“Do te kryesoj dhe do te kap protesten e studenteve”!
Te dashur miq, kjo ishte dje deklarate supermafioze e kreut te meduzes se mafies shteterore shqiptare, Edvin Kristaq Rames.
Me kete deklarate kriminale te turpshme, cinike dhe mafioze, te bere nga strofulla e mafies shteterore shqiptare, Edvini deshmoi vullnetin e tij kriminal per te perdhosur levizjen studentore, idealet e saj te larta dhe per te shuar driten e shpreses qe kjo levizje ndezi ne zemrat e mbare shqiptareve, qe prej 6 vitesh vuajne nen sundimin e nje kryemafiozi te semure psiqik me trashegimi kriminale qe po perze shqiptaret nga Shqiperia me shume se çdo pushtim i huaj qe ata kane njohur ne histori.
Me kete deklarate, njelloj si nje krykumbar i vertet, ai fyen dhe poshteron personalisht cdo student duke e paraqitur apo presupozuar ata si njerez qe ai mund ti bleje ose ti nenshtroje madje tua rrembeje drejtimin e protestes dhe ta kape ate siç beri me kunat-prokurorine apo Dvoran-drejtesine.
Perveç kesaj, ne qendrimin e tij prej supermafiozi, dje Edvin Mashtrimi, shefi i kakistokracise perdori forcen e ekzekutivit per te perçare studentet, per te ndezur urrejtje ndaj njeri tjetrit dhe midis studenteve dhe pedagogeve sepse ai beson se keshtu vertet do te kape protesten dhe do shpetoje karrigen e tij qe qendron mbi drogen, vjedhjen, krimin dhe korrupsionin.
Me kete rast i them Edi Rames se me keto dredhi primitive, perçarje dhe fyerje nuk do mundesh kurre te mposhtesh idealet e larta fisnike, te shpreses, drejtesise sociale te studenteve te lire shqiptar por vetem deshmon veten nje mafioz kakistokrat, me mendesi me te vjeter se sa eterit e tu xhelat qe firmosnin varjen ne litar te kundershtareve politik. Je i pashprese!