Beso, Tosk-Energji, Gunvor dhe Rama

E Enjte, 27 December 2018 19:21

Shënim i Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike

Shoqeria “Tosk Energji” sha, e regjistruar në qershor 2015, nën emërtimin “Petrol-Oil-Ballkan”. Aksionari i saj i vetëm themelues është shtetasi kosovar, z. Blerim Hoxha. Selia e parë e shoqërisë është në adresën: Rr. “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, 13/4, Tiranë. Objekti i veprimtarisë së shoqërisë është “nxjerrje, shfrytëzim, përpunim i naftës bruto dhe nënprodukteve të saj, import-eksport, shitje me shumicë dhe tregtim i hidrokarbureve, si benzinë, naftë, gas, LPG (gaz i lëngshëm) CNG (gaz natural i kompresuar), bitum, lubrifikantë si edhe të gjithë produktet e tjera të lidhura dhe nën-produktet e tyre, etj. Në maj të 2015, shoqëria ndryshon emërtimin në “Tosk Energji” sha.
Në lidhje me aksionarin e vetëm themelues, z. Blerim Hoxha, rezulton se ka qenë administrator i shoqërisë “Byllis Energji” sha, për periudhën janar – maj 2018.
Kjo e fundit është një shoqëri e themeluar ne maj 2017 nga shoqëria zviceriane PGFS Pilotage & Gestion SA, e regjistruar në kantonin Neuchatel. Selia e parë e shoqërisë është në të njëjtën adresë me shoqërinë “TOSK Energji” sha., rr. “Ibrahim Rugova”, Sky Tower. Objekti i saj është blerje, shitje, tregtim, tregti (importeksport), shkëmbim, furnizim, menaxhim, transportim, magazinim, shpërndarja ose disponimin në çfarëdo mënyre, qofshin si kryesor ose agjent, të naftës bruto, produkteve të naftës, qymyrit, gaz natyror, energji të rinovueshme, energji alternative, energji elektrike, etj. Në mars të 2018, shoqëria shton në objektin e veprimtarisë së saj edhe rafinerinë.
Në lidhje me selinë, rr. “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kujtojmë se shoqëritë ku Besnik Sulaj ka qenë aksionar i drejtpërdrejtë apo i tërthortë, kanë pasur të njëjtën seli, kështu përmendim “Panahor Invest” shpk, “PGH-PROGRESS GROUP HOLDING”, “Sulaj Progres Group” “TP& D” (Trading Petrol & Drilling), “AES” (Albania Ecology Services) shpk, etj. Nga më shumë se një burim, shoqëria BYLLIS ENERGJI, rezulton të jetë e lidhur me Besnik Sulajn.
I rikthehemi shoqërisë “TOSK ENERGJI” sha. Lidhja e saj me shoqërinë “Gunvor” sa tashmë është e faktuar nëpërmjet disa marrëveshjesh huaje që janë lidhur ndërmjet tyre, ku huadhënësi është pikërisht shoqëria “Gunvor” SA. Historiku i kësaj shoqërie, hetimet e të cilës i janë nënshtruar, dhe lidhjet e pretenduara të kësaj shoqërie me Vladimir Putin tashme janë publike.
Nga ana tjetër, kësaj shoqërie shteti shqiptar i ka rimbursuar 7,6 miliarde lekë akcize brenda vetëm më pak se 5 muaj. Gjithashtu, në shtator 2018 fiton ankandin e shpallur nga Albpetrol për 56.000 ton, në vlerën 2,5 mld lekë, në kushte të mungesës pothuaj të plotë të konkurrencës.
Ndërkohë që një nga anëtarët e Bordit të Tosk Energji është Christophe Darbord, i cili ka qenë drejtuesi i ARMO-s nga viti 2013-2015. Kjo kompani është e radhës në krijimin e një grope të madhe nga miku i Kryeministrit, ku përpara “Tosk Energji”, ishte IRTC e cila krijoi një detyrim prej 35 mln eurosh ndaj shtetit. Tosk Energji vazhdon ta trajtojnë naftën e Shqipërisë si një pasuri personale të oligarkëve të qeverisë. Në shtator 2018 fiton ankandin e shpallur nga Albpetrol për 56.000 ton, në vlerën 2,5 mld lekë, në kushte të mungesës pothuaj të plotë të konkurrencës. Ndërsa shqiptarët taksohen në kurrizin e tyre miqtë e ngushtë të qeverisë vazhdojnë të vjedhin duke ndërruar vetëm pardesytë dhe modelin e flokëve.

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 19:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...