Rruga e degraduar Berat-Fier, shoferët: Na u shkatërruan makinat

Saturday, 29 December 2018 13:38

Aksi Berat-Fier është në gjendje të degraduar. Drejtuesit e mjeteve thonë se kanë të vështirë të qarkullojnë në këtë rrugë pasi nuk investohet prej më shumë se 30 vitesh.

Mungesa e investimeve në aksin rrugor Berat-Fier po e kthen atë në të pakalueshëm.

Më e vështirë gjendja paraqitet nga fshati Poshnje deri në fshatin Strum ku automjetet qarkullojnë me vështirësi.

Pothuajsë në të gjithë gjatësinë e tij ku aks është i dëmtuar, me gropa dhe pa sinjaltikë rrugore.

Banorët e fshatrave që përshkohen nga kjo rrugë, por edhe drejtuesit e mjeteve thonë se nuk investohet prej më shumë se 30 vitesh.

Në stinën e dimrit ky aks bëhet dhe më i rrezikshëm pasi në të krijohet prezenc akulli si pasojë e derdhjes në rrugë të ujrave të larta dhe mungesës së kanaleve kulluese.

Login to post comments