Pensionistët të pakënaqur, kërkojnë transportin falas

Saturday, 29 December 2018 17:19

Pensionistët duket se kanë kaluar një vit tepër të vështirë, duke mos patur përkrahjen e duhur nga institucionet, ndonëse ata janë më korrektët kur vjen fjala për pagesat e faturave të ujit, energjisë elektrike dhe të gjithë detyrimet e tjera.

Kreu i Shoqatës së Integrimit të Pensionistëve thotë se pensionistët jejtojnë me shumë pak të ardhura, të vetmuar dhe të harruar.
“Po t’i shikosh pensionistët ulen vetëm nëpër kafe se nuk paguajnë dot kafe për një bashkëmoshatar të tyre”, shprehet kreu i shoqatës, Osman Terziu.

Në emër të afro 700 mijë pensionistëve, Terziu kërkon rritje të pensioneve, pasi siç dhe tregon, u mbeten shumë pak për ushqim. Pensionistët i kërkojnë qeverisë të paktën udhëtimin t’ua mundësojë falas.

Login to post comments