Partia Demokratika akuzon qeverinë se nuk i ka dhënë shpërblimin e fundvitit 34 mijë mësuesve në arsimin parauniversitar . Sipas PD, qeveria ka shkelur kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatave.
Demokratët shprehen se mësuesve po i mohohet shpërblimi në një kohë kur qeveria paguan 105 milionë Euro për koncensionet e oligarkëve.
Sipas selisë blu, që kryeministri Rama nuk e ka prioritet arsimin këtë e tregoi protesta e studentëve. Në optikën e tyre, buxheti për arsimin në Shqipëri është më i ulëti në nivelin e investimeve në Europë.