Një trup i pajetë është gjetur këtë të sthunë në fshatin Zogjaj të njësisë administrative të Shupenzës në Bulqizë.
Kufoma ishte e dekompozuar dhe mendohet se ka vdekur para 5 muajsh. Policia ka bërë të ditur se shtetasi në fjalë është identifikuar si Artur Lleshi. 35 vjeçari u gjet në tunelin e Gjurasit dhe u identifikua falë kartë së identitetit, të cilën e kishte patur me vete.
Policia ka nisur hetimet për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo një vdekje për shkak të ndonjë incidenti. Lleshi i kishte humbur kontaktet me familjen që prej muajit prill.