Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut kanë ardhur të riprodhuara në ekspozitën "Skënderbeg", në kuadër të vitit të heroit tonë kombëtar në rajonin e Puglias në Italia.
Ky është një projekt që erdhi si rezultat i bashkëpunimit midis muzeut historik kombëtar në Tiranë, muzeun në Lece dhe ambasadës shqiptare në Itali.
Në këtë ekspozitë u paraqitën objekte dhe libra kushtuar heroit tonë kombëtar, po ashtu riprodhimi i përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut si dhe armë të asaj periudhe janë pjesë e rëndësishme e ekspozitës.
Me qëllim nisjen e promovimeve të përbashkëta të iniciativave historike përmes ekspozitave si dhe projekteve kërkimore kërkojnë të paraqesin Adriatikun jugor si një distrikt të vërtetë kulturor.
"Un eroe albanese in Puglia" është reflektim mbi marrëdhëniet që heroi ynë kombëtar ka pasur me rajonin e Puglias.