Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku nga një përplasje me armë zjarri, dhe 1 person ka humbur jetën, dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ka mbetur i vdekur një shtetas i huaj, ndërsa të plagosurit janë Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik. Tre personat kanë qenë në një makinë dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Gjendja e të plagosurve është e rëndë. Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit.