×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Video/ PD publikon provat: Krim shtetëror, Policia dhe prokuroria arrestuan ilegalisht kuksianët dhe falsifikuan dokumentet

Hënë, 16 Prill 2018 13:04

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar pamjet e arrestimit të kuksianëve në mes të natës. Basha thotë se arrestimet janë bërë në mënyrë të paligjshme dhe akuzon prokurorinë dhe policinë për falsifikim dokumentash.

“Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës.”, -shkruan Basha.

Sakaq, ai bën thirrje të fortë për reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve teksa thekson se kriminelët e vërtetë janë ende të lirë.

Reagimi i Plotë:

Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.

Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë!

Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës.

Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.

Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë.

Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 13:12

Video

Login to post comments