Shqiptarët, larg vendit edhe në 2019-n

Tuesday, 01 Janar 2019 18:25

Dyndjet emigratore do të vazhdojnë edhe në 2019-n. Ekspertët e ekonomisë shprehen pesimistë ndaj fenomenit, duke komentuar se nuk janë marrë masat e duhura për të frenuar largimet.

Diçka shqetësuese sipas tyre është se sytë nga tregu i punës jashtë i kanë jo vetëm shtresat në nevojë, por edhe punonjësit e specializuar, që nuk shikojnë mundësi për paga më të mira në vend.

“Kemi një rritje në përgjithësi të shkallës së pakënaqësisë të shtresës së mesme dhe të lartë për shkak të pamundësisë së rritjes ekonomike dhe mundësive të reja të punësimit që kërkojnë nivel kualifikimi më të lartë”.Albert Gajo, ekspert për ekonominë

“Do të dojë pak kohë më shumë, ose guxim më tepër, për të rrezikuar më tepër. Por këtë nuk e kemi, sepse e dimë se sa është buxheti për vitin 2019 dhe shikojmë që paratë nuk janë adresuar aty ku realisht mund të ndizet shpresa”.Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë

“Kjo nuk bëhet vetëm me thirrje patriotike dhe patetike, por bëhet në radhë të parë me politika ekonomike, politika sociale, me një integrim më të mirë rajonal dhe europian dhe mbi të gjitha me një kulturë të re politike dhe qeverisëse në Shqipëri”.Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

 

Largimet nga shtesat e mesme dhe të pasura të popullsisë, sipas ekspertëve reflektojnë perspektivën e tyre të dobët për të ardhmen.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2017 u larguan nga Shqipëria rreth 40 000 banorë, një shifër thuajse konstante ndër vite.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...