Ja cili është politikani koreano-francezo-kosovar, që po trondit nga themelet Makronin

E Enjte, 03 Janar 2019 15:01

Një deputet me aftësi të rralla, plot pasione dhe guxim të çmendur, një korean, francez dhe kosovar njëhërësh, po trondit skenën politike franceze.

Zhoakim Son-Forget, deputet i partisë së themeluar nga presidenti francez Emanuel Makron, « Në Lëvizje », është bërë tepër i njohur së fundmi në mediat franceze për publikimet e tij provokative në Twitter.

I fundit ishte provokimi i cilësuar "seksist" ndaj senatores franceze Ester Benbasa të cilës i shkroi: "Me atë kavanoz makiazhi që keni mbi kokë, ju përfaqësoni denjësisht atë ç’ka ju mundoheni të karikaturoni".

Por, cili është Zhoakim Son-Forget? 35 vjeç, i zgjedhur deputet i francezëve jashtë vendit, i apasionuar pas arteve marciale, karate, kung-fu, dyluftimeve me shpata dhe gjuatjeve me snajper, Zhoakim Son-Forget lindi në Seul, në Korenë e Jugut dhe u adoptua më pas nga një çift francez. Pasi kreu studime në master për Shkenca Konjitive, vendosi të studiojë mjekësinë në Zvicës për radiologji.

Ajo ç’ka e bën interesant profilin e tij është se Son-Forget ka një lidhje të veçantë me shqiptarët e Kosovës: që në moshën 15-vjeçare ngriti një fond për të ndihmuar viktimat e luftës së Kosovës dhe, më pas, në 2009, kaloi një vit duke punuar vullnetarisht në spitalet e Kosovës.

Për lidhjet e tij të vazhdueshme me Kosovën, atij iu akordua shtetësia kosovare në qershor të 2018 që iu dorëzua nga dora e presidentit Hashim Thaçi.

Poliglot dhe gjithmonë shik, Zhoakim Son-Forget nuk e ka fshehurasnjeherë se pikërisht në Kosovë i lindi ideja për t'u marrë me politikë. Nuk e dimë se sa fat i ka sjellë kjo pasaportë e re, por Son-Forget ka vendosur të krijojë një parti të re dhe të kandidatojë për president në zgjedhjet e ardhshme/ar.sh/SYRI.NET

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...