Ndërkohë që ka hyrë në fuqi ligji për mbylljen e lojërave të fatit, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se as diktatori Enver Hoxha dhe as Edi Rama nuk i zhdukën dot bastet.
“As shoku Enver e as shoku Edvin nuk e zhdukën dot bastin. Popullit i flasin për “borgjezë”, ndërsa vetë jetojnë si ata dhe me ata…
Nejse, vërtetë “kishim kohë” (që nga ajo kohë) që s’kishim parë të vihej bast fshehtas…”, shkruan ai.