Berisha: "Bllokohet qëllimisht dogana e Durrësit"

Premte, 04 Janar 2019 09:36

Dogana e Durrësit duket se është kthyer këto ditë në makthin e biznesmenëve, të cilët kanë pritur edhe mbrëmë me orë për të zhdoganuar mallin. Sipas denoncimit të njerit prej tyre, qeverisë shqiptare i ka përfunduar kontrata me “Asycuda", sistemin që bën deklarimin e mallrave që hyjnë me tranport detar dhe e ka lënë situatën pa zgjidhje.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qënë i vetmi që e ka ngritur zërin për problemin e madh me të cilin po ndeshen bizneset, bllokimin e doganës së Durrësit dhe është i mendimit se “sistemi kompjuterik po rrënohet me qëllim”. Në një mesazh të publikuar në Facebook, sot, Berisha shprehet: "Bllokohet dogana e Durrësit! Sistemi kompjuterik rrënohet me qëllim! Lexoni mesazhin e biznesmenit dixhital të dërguar mbrëmë!"
"Përshëndetje zoti Berisha! Jemi në doganën e Durrësit, kemi 7 orë që presim sistemin, se i ka mbaruar kontrata me “Asycuda”- n, atij budallait të gjatë që na e bënë Kryeministër. Kushedi kush i ka vjedhur, s’po e gjejnë dot dhe presin shoferët e shkretë, presin agjensitë.

E ka kthyer në sistem komunizmi, ku asnjeri nuk flet dhe bëhet çfarë do ai nga Surreli.

Po na sjell dhe Doganën e Kosovës, këtu dhe agjentet e Kosovës këtu të bëjnë procedurat dhe ne të dalim pa punë se do Ramziu.

Faleminderit nëqoftëse e ngrini si problem dhe e publikoni anonim. Miqësisht."

Login to post comments