Vendi i saj më i preferuar është palestra.
Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj është njëra nga artistet që të shumtën e kohës e kalon në palestër.
Për këtë gëzon forma trupore bombastike, pasi ka shumë vite që është frekuentuese e rregullt. “E premtja e lumtur”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.
Ndryshe, viti 2018 ka qenë një nga vitet më të lumtura për Dreshajn pasi e kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Ajo gjithashtu, tash e një kohë e ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë.