“The Economist”: Mafia shqiptare nuk është tamam një “MAFIA”

Premte, 04 Janar 2019 16:11

John Macris ishte duke dalë nga shtëpia e tij në periferi të Athinës në afërsi të plazhit “Voula” në 31 tetorin e vitit të kaluar kur një person vrapoi drejt makinës së tij duke hapur zjarr me pistoletë. Makris, një gangster greko-australian u hodh jashtë makinës në përpjekjen për tu shpëtuar plumbave, por autori e ndoqi nga pas dhe e vrau.

Pak javë më parë në New York, Sylvester Zottola, një ish-anëtar i familjes kriminale Bonanno, ishte duke udhëtuar me makinën e tij pranë një McDonald’s kur edhe ai u ndoq dhe u vra. Kështu edhe Raúl Tamudo, një futbollist në pension u kthye në shtëpinë e tij në Barcelonë në 12 gusht zbuloi se dikush kishte thyer derën dhe kishte vjedhur koleksionin e tij të orëve të shtrenjta për një vlerë që kalonte 100 mijë euro.
Policia tha se kishte dyshime se hajduti i përkiste “mafias shqiptare”. Edhe homologët e policisë spanjolle kanë akuzuar shqiptarët si autorë të vrasjes së Macris në Athinë dhe Zottola në New York.
Të tre këto krime, mes të shumtave tregojnë trendin në rritje të kriminalitetit, malavitës dhe gangsterëve shqiptarë. Pyetjes për të klasifikuar grupet e krimit të organizuar në bazë të rrezikshmërisë që paraqesin në Europë, një funksionar i lartë i agjencisë kundër krimit të organizuar në Europë, Europol vuri në krye mafiozët shqiptarë përballë atyre ruse.
Policia britanike konfirmoi rritjen e aktivitetit kriminal të këtyre grupeve në trafikun e qenieve njerëzore. Grupe shqiptarësh dhe kosovarësh në Britaninë e Madhe janë akuzuar edhe për vrasje dhe torturime në rrugë për të kontrolluar trafikun e kokainës.
“Por, – thotë Jana Arsovska, që jep mësim në City University të New York dhe që ka ndjekur kriminelët shqiptarë për 15 vjet – “mafia shqiptare” është një mit. Pasuritë e pafundme dhe dhuna ekstreme e kriminelëve që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova nuk nënkupton se ata i përkasin një organizate të strukturuar me zakone dhe rituale të ngjashme me Cosa Nostra në Siçili apo Yakuza në Japoni. Shohim që shumë organizata punojnë të pavarura nga njëra tjetra – thotë zonja Arsovska.
“Flasin shqip, por kjo nuk do të thotë se janë të lidhur në organizata në Shqipëri dhe nuk janë kurrë ekskluzivisht etnikisht vetëm shqiptare”.
Janë disa arsyet se përse krimi i organizuar ishte i aftë të hidhte rrënjë të forta në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Shpërbërja në vitin 1991 e shërbimit sekret të njohur si Sigurimi la pa punë rreth 10 mijë agjentë të përshtatur me kriminalitetin. 7 vjet më pas, shembja e skemave piramidale që prekën mijëra persona të cilët futën aty kursimet e tyre shkaktoi trazira dhe hapjen e depove duke bërë që të binin në dorë të popullatës mbi 550 mijë armë të kalibrit të vogël të ushtrisë.
Ato ishin të nevojshme në konfliktet e hapura në Shqipëri, Kosovë, por dhe luftërat ballkanike duke pasur parasysh lidhjen e fortë mes kriminelëve, politikanëve dhe gueriljeve (me disa lojtarë që i kanë kaluar të trija rolet). Në fund të viteve 90 sidomos Shqipëria veriore, ku besnikëria e klaneve ishte gjithmonë e rëndësishme u kthye në një vend të dhunshëm pa ligje, i copëtuar nga grindjet vrastare.
Megjithatë, ndërsa mafiozët individualë kishin emigruar, ka pak prova që bandat e formuara prej tyre në Ballkan të jenë përhapur në nivel ndërkombëtar të tipit “Cosa Nostra” apo si të një tjetër mafie italiane e njohur si “Ndrangheta”. Shumë kriminelë të etnisë shqiptare u transformuan në të tillë vetëm pasi emigruan në Europë.
Të dhunshëm, të pamëshirshëm dhe të ashpër janë shumë më pak të sofistikuar se mafiozët e vërtetë. Ka pak shenja të aleancave me politikanët për të shpëtuar aktivitetet e tyre apo të për ricikluar pasuritë e të mirat materiale në Ballkan. Është pikërisht kjo pakujdesi që i bën ata sa të frikshëm shpesh herë aq edhe të pambrojtur nga policia.
Zonja Arsovska merr si shembull atë që ndodhi në New York me organizatën kriminale shqiptare “Rudaj”. Në vitet ’90 ishte kaq e pushtetshme sa disa e quanin “familja e shtatë kriminale” e qytetit. Të tjerët me origjinë italiane mbeten në aktivitet ndërsa banda e Rudajt është në burg.
*Ky artikull është publikuar i plotë vetëm në botimin print të “The Economist” nën titullin “Piranja nga Tirana”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...