Nëna e 21 fëmijëve, Sue Radford i ka shokuar britanikët me deklaratën e saj të bërë më 3 janar në “Channel 4”. Ajo zbuloi se ka qenë vetëm 13 vjeçe kur ajo ka mbetur shtatzënë për herë të parë. Ndërkohë bashkëshorti i saj, në atë kohë ka qenë 18 vjeç.
Sue dhe Noel u bënë të njohur për publikun në vitin 2008, kur ata kishin 13 fëmijë. Atëherë të gjithë i përgëzonin për punën që bënin për të rritur në mënyrën më të mirë fëmijët.
Por pas rrëfimit të Sue-s se ka qenë minorene kur ka lindur fëmijën e parë, ka patur njerëz që kanë mbetur të habitur nga mosha e tyre shumë e re për t’u bërë prindër.
Shumë prej tyre e kanë cilësuar si një krim, faktin që ajo ka lindur 13 vjeç. Ndërsa të tjerë ia kanë hedhur fajin Noel, pasi sipas tyre, ai është treguar i pështirë duke kryer marrëdhënie me një 13-vjeçare.
Sue ka treguar me pas se fëmijën e dytë e ka lindur në moshën 17-vjeçare dhe kur bëri 18 ajo u martua me Noel.
Gruaja u shfaq me 21 fëmijët në Channel, ndërsa ajo s’ka pak që ka lindur vajzën e saj më të re, Bonnie Raye.
“Përfundimisht kam thënë jo më fëmijë herën e fundit. Mendoj se ne duam shumë të kemi një familje të madhe”, ka thënë Sue për familjen e saj.