Pas pushimeve për festat e fundvitit, studentët do të rikthehen të protestojnë sërish më 7 Janar. Zgjidhjet e ofruara nga kryeministri nuk janë pranuar nga ata, teksa kanë prezantuar kërkesat e reja të tyre, të cilat konsistojnë në rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, të miratuar në vitin 2015.
"Protestojmë më fuqishëm se kurrë për të kërkuar:
Përgjysmimin e tarifave në të gjitha nivelet e studimit (sidomos në master).
Rritjen në 50% të peshës së votës studentore.
Dyfishimin e buxhetit të shtetit për universitetet publike.
Ndalimin e financimit publik të universiteteve private.
Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë", thuhet në njoftimin e tyre.