Ndërkohë që reshjet e borës kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkulimin e automjeteve, por edhe në furnizimin me energji elektrike, mbrëmjen e sotme qyteti i Sarandë dhe i Vlorës, janë shkundur nga një termet.
Sipas IGJEUM, tërmeti e kishte epiqendrën 6 km në lindje të Himarës, dhe ishte me magnitudë 4.7 ballë.
Thellësia e këtij tërmeti mësohet se ka qenë 10 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tepelenë, Libohovë dhe zona të tjera.
Po ashtu mësohet se lëkundjet e fundit janë ndjerë edhe në orën 20:30.