Filloi paketa e re fiskale, ja ç'ndryshime ka në Tatimin mbi pagën, TVSH-në e taksat

Diel, 06 Janar 2019 09:43

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpauesit se nga data 1 janar 2019 ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale. Ndryshimet kryesore ligjore kanë të bëjnë kryesisht me:

Procedurat Tatimore
Tatimin mbi të Ardhurat
Tatimin mbi Vlerën e Shtuar
Taksat Kombëtare.
Konkretisht:

PROCEDURAT TATIMORE

Një person fizik me të njëjtin numër të identifikimit personal regjistrohet vetëm një herë nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe të pajiset me një NIPT/NUIS të ri nga QKB vetëm pas çregjistrimit të NIPT-it/NUIS-it ekzistues.

Tatimpaguesit, të cilët do të aplikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të kaluar në status pasiv do të duhet që më parë të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore.

Parashikohen penalitete, si për shitësin ashtu edhe për blerësin, nëse kryejnë transaksione me subjekte në statusin “Pasiv”.

Njoftimi dhe kërkesa për të paguar mund të bëhet edhe në rrugë elektronike.

Nuk është më detyrim pagesa e kamatëvonesës, në rastet e apelimit/ankimimit.

Nëse tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba zbritet me 30%.

TATIMI MBI TE ARDHURAT

Tatimi mbi pagat:

0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë;

13% për pagën mujore bruto mbi 30,000 - 150,000 lekë

23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë

Burimi i të ardhurave: Do të konsiderohen të ardhura me burim në Shqipëri edhe të ardhurat e një personi jorezident, të përftuara si rezultat i shërbimeve të kryera për një person rezident.

Tatimi mbi Fitimin: Tatimit mbi Fitimin do t'i nënshtrohet edhe çdo person jorezident, që nuk është i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe nuk i nënshtrohet Tatimit mbi të Ardhurat.

Personi joresident, duhet të përgatisë një deklaratë të të ardhurave të tatueshme, e cila duhet dorëzuar brenda datës 31 mars të vitit pasues.

Shpenzime të panjohura: Do të konsiderohen të panjohura shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore.

Tatimi mbi Dividentin: Do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që:

tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;
tatimi për divitdentin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.

Kujdes! Në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividetin.

TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR

Ka ndryshime në shkallët tatimore në masën:

6% për furnizimet e shërbimit të reklamave nga media audiovizive;
6% për furnizimin e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve me kapacitet 9+1 vende ose me shumë, me motor elektrik, deri në 31/12/2021. Nga data 1/1/2022 shkalla tatimore bëhet 10%.
6% për furnizimin e librave të çdo lloji.

Nënkontraktorët e Regjimit të Përpunimit Aktiv: Do të aplikohet shkallë tatimore 0%, për furnizimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, nga personat e tatueshëm të autorizuar dhe nënkontraktorët e tyre, mbi bazën e dispozitave që parashikon Kodi Doganor, për operacionet nën regjimin e përpunimit aktiv.

Norma e kompensimit të fermerëve: Do të aplikohet norma prej 6%, për kompensimin e fermerëve.

Përjashtimet nga TVSH-ja: Listës së përjashtimeve nga TVSH-ja i shtohen:

furnizimi i makinave bujqësore;
furnizimi i inputeve bujqësore;
furnizimi i shërbimeve veterinare, me përjashtim të atyre për kafshët shtëpiake;
importimi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave.

TAKSAT KOMBËTARE

Taksa e materialeve/artikujve plastikë dhe e ambalazheve plastike të importuara në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare.
Taksa e ambalazheve prej qelqi për ambalazhet e importuara dhe të prodhuara në vend, në masën 5 lekë/kg
Taksa e lëndëve të para në formë primare të importuar dhe që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës, në masën 25 lekë/kg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...