Dhjetori i 2018-s do të vazhdojë, ja plani B i studentëve

Diel, 06 Janar 2019 10:05

Dhjetori i 2018-s do të vazhdojë. Të pakënaqur me vendimet e qeverisë, si përgjigje e kërkesave të tyre, studentët do të pushtojnë sërish nesër sheshin përpara Kryeministrisë.

Duke parashtruar arsyet e rikthimit, nga studio e “Opinion” në “News 24”, dy studentë të Fakultetit Ekonomik thanë se “pakti” i ashtuquajtur i qeverisë jo vetëm nuk jep zgjidhje të plotë, por as ofron garanci për zbatimin. “VKMtë nuk iu japin zgjidhje kërkesave të studentëve. Ditën e parë, vetëm me pesë orë protestë arritëm të shfuqizonim vendimin për tarifat për kredit.

Fakti që një VKM mund të shfuqizohet vetëm me një të rënë të lapsit, nuk na garanton se që në momentin që tërhiqet protesta të mos rrëzojë edhe 11 vendimet që miratoi së fundmi?! Këto janë nxjerrë me qëllim për të shuar protestën”, shprehet Andi Varosi, student i Fakultetit Ekonomik.

Kundrejt të gjithë problematikave, që ka derivuar zbatimi i ligjit të ri për arsimin e lartë, të rinjtë thonë se qëllimi primar nuk është rrëzimi i tij. Ata i qëndrojnë besnikë tetë kërkesave. “Problemet në arsim janë të vjetra dhe jo të mbartura nga ligji aktual. Ligji i ri veçse i ka thelluar më tepër.

Ne kërkojmë si studentë përmbushjen e këtyre kërkesave me amendamente të ligjit dhe jo VKM. Ekspertët e duhur që do të vlerësojnë se çfarë do të ndodhë me ligjin, do ta rrëzojë apo ndryshojë”, shprehet i riu, duke theksuar se arsyeja e mirëfilltë përse ata do të bojkotojnë auditoret është mospërmbushja e asnjë pike të listuar, drejtuar kreut të qeverisë.
KAPJA E PROTESTËS

Përgjatë një muaji revoltë studentore, si përpara Ministrisë dhe Kryeministrisë, nuk kanë qenë të pakta ndërhyrjet për ta përdorur politikisht apo shuar atë. Teksa vendimi për të protestuar është marrë tashmë, bashkë me të janë rikthyer dhe ndërmjetësit që duan ta zhvendosin protestën nga qeveria tek universitetet. Studenti i Ekonomikut denoncon me emër konkret manovrën e fundit të tentativës për ta kapur kauzën e të rinjve.

“Që nga dita e parë, protesta është tentuar të kapet nga eksponentë të caktuar. Kryeministri në momentin që nxori 11 VKM-të në fund u shpreh se do të kapë protestën e studentëve.

Garantoj se deri sa të përfundojë, protestën nuk ka shans ta kapë kush me çdo palaçollëk të mundshëm. Këto ditë është tentuar me eksponentë të veçantë. Së fundmi, më 2 janar një vajzë kishte organizuar një takim me një grusht studentësh për zhvillimin e një koncerti përballë korpusit për të çtensionuar situatën, në një kohë që në 30 ditë protestë nuk është gërvishtur një xham.

Kjo është një tentativë për ta bërë protestën tallava, për ta zhvendosur vëmendjen nga vendi kryesor ku duhet të protestohet”.

Përshkallëzimi i protestës, ja plani B

Të pakënaqur me atë çka iu është ofruar nga qeveria, studentët thonë se nuk kanë ndërmend të ndalen deri në plotësimin e të gjitha pikave. Për këtë, kanë gati edhe një plan B në rast se nuk do të ketë asnjë reagim ndaj revoltës së tyre në ditët në vijim.

Pasi të kenë shfrytëzuar të gjitha format demokratike, ata do t’u drejtohen fakulteteve për t’u bërë zotër të tyre. Kyçja brenda tyre, duke mos lejuar hyrjen as të personelit akademik apo administrativ është masa e radhës që do të përshkallëzojë revoltën e të rinjve.

Ndërkaq, protesta do të vazhdojë me bojkotin masiv të auditorëve, kundrejt të gjithë përpjekjeve për të shmangur këtë në disa fakultete. Ata thonë se do të kthehen në auditore vetëm kur këto të fundit të jenë të denja për t’i pritur.

PANORAMA

Modifikuar më Diel, 06 Janar 2019 10:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...