EMRI/ Moti i acartë shkakton viktimën e parë në vend

Diel, 06 Janar 2019 10:22

Po shkonte me biçikletë në punë, vdes gjatë rrugës 61-vjeçari. Shënohet viktima e parë si pasojë e motit të ftohtë në Korçë. Një 61-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e motit të keq mëngjesin e së shtunës

Po shkonte me biçikletë në punë, vdes gjatë rrugës 61-vjeçari. Shënohet viktima e parë si pasojë e motit të ftohtë në Korçë. Një 61-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e motit të keq mëngjesin e së shtunës

Jani Poda ishte nisur për në punë në mëngjes herët si çdo ditë, por teksa ishte duke ecur me biçikletë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Babai i dy fëmijëve ishte duke shkuar për në punë nga fshati Ravonik në drejtim të qytetit të Korçës ku punonte në një fabrikë këpucësh. Së bashku me kolegët e tij, Poda kishte nisur rrugën si çdo mëngjes duke e përshkruar me mjetin e tij dyrrotak. Pasi kishte marrë ushqimin që do të konsumonte gjatë ditës, Poda dhe disa banorë të tjerë të fshatit, të cilët punonin tek e njëjta fabrikë, nisën rutinën e tyre të përditshme ndërsa udhëtonin me biçikletë për shkak se fshati Ravonik ndodhet vetëm 2 km në distancë nga qyteti i Korçës.
Por, vetëm pak metra para se të hynin në qytetin e Korçës, 61- vjeçari është rrëzuar në tokë i pajetë. Menjëherë, shokët, të cilët e shoqëronin, i janë afruar për ta ndihmuar, pasi kanë kujtuar se ai ishte rrëzuar. Por më pas kanë konstatuar se 61-vjeçari nuk merrte frymë. Pavarësisht ndihmës, Jani Poda nuk ka dhënë më shenja jete.
Ekspertiza mjekësore përcaktoi si shkak të vdekjes atakun kardiak, ndërsa mendohet se është shkaktuar si pasojë e të ftohtit. Temperaturat në juglindje të vendit orët e para të mëngjesit të së shtunës shkuan deri në -13 gradë celsius, duke sjellë jo pak probleme në jetën e përditshme.
Në disa prej akseve nacionale, prezenca e shtresave të akullit ka sjellë vështirësi për lëvizjen dhe qarkullimin e automjeteve. Aksi Korçë-Dardhë dhe Korçë-Ersekë janë dy akset, të cilat vazhdojnë të kenë probleme, ndërkohë që disa nga njësitë administrative në juglindje të vendit mbeten të izoluara.
Në malësinë e Pogradecit, njësite e Vincanit, Mokrës, Trebinjës, por edhe disa fshatra në Devoll, mbeten të izoluara nga bora prej 4 ditësh.  KORÇE/ DHORJEA ÇULE/

Modifikuar më Diel, 06 Janar 2019 14:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...