Goditi 30 herë me thikë dy motrat, autori i masakrës së Ballshit braktiset nga familja

Diel, 06 Janar 2019 10:26

Pendesa e thellë e sytë gati të përlotur të Gazmend Mustës, që vrau gruan e kunatën në Ballsh, ishin veçse një rrethanë e papërfillshme për gjyqtaren e Krimeve të Rënda, që caktoi dje ndaj tij masën “arrest me burg”.

Fakti që ka goditur 30 herë me thikë, përkatësisht 12 herë bashkëshorten dhe 18 herë kunatën, duket se as vetë autorin nuk mund ta bindin plotësisht për pendesën që shfaqi gjatë seancës. Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 33-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e bashkëshortes dhe kunatës së tij mbrëmjen e 2 janarit në Ballsh.

I akuzuari për krimin e dyfishtë brenda familjes, përveç pendesës, shfaqi edhe shqetësim për dy fëmijët e tij të mitur, djalin 3 dhe vajzën 7 vjeçe, ndonëse krimin e rëndë e kreu në prezencën e tyre. Që në nisje të seancës për masën e sigurisë, Musta u shfaq në gjendje të rënduar emocionale.

I braktisur nga familja, që nuk i kishte gjetur as avokat, të cilin ia caktoi Gjykata falas, Gazmend Musta e priti nisjen e seancës me kokën e ulur poshtë, që herë pas here e mbulonte me duar. Fakt ky, që nuk u mor në konsideratë aspak nga gjyqtarja Marsela Balili, e cila pranoi kërkesën e prokurorit Behar Dibra për vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese të arrestit me burg.

AUTORI

Sipas deklarimeve që ka bërë vetë i dyshuari, mësohet se ai ka pretenduar se ishte kundërshtuar e ofenduar vazhdimisht nga bashkëshortja dhe për këtë arsye nuk e kishte duruar më. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, krimi i 2 janarit në banesën e familjes Musta në katin e pestë të një pallati në lagjen “5 Shkurti”, në Ballsh është paraprirë nga një debat i fortë mes bashkëshortëve.

I akuzuari Musta ka qenë kundër kërkesës së bashkëshortes së tij për të shkuar te prindërit e saj në fshatin Drizar të Mallakastrës. Pasi ka debatuar ashpër me të dhe të motrën, rreth orës 16:30, ai ka kapur thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar bashkëshorten e më pas edhe kunatën, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Në të njëjtën kohë, në banesë kanë qenë edhe fëmijët e mitur të çifti 3 dhe 7 vjeç.

Pas ngjarjes, 33- vjeçari ka telefonuar babanë e tij, të cilit i ka rrëfyer krimin duke i thënë: “Ma bëj hallall, do të piqemi në botën tjetër”. Gazmend Musta do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në dy raste, vepër penale për të cilën, në rast fajësie, parashikohet edhe dënimi me burgim të përjetshëm. Sipas Kodit Penal, një vepër e tillë penale nuk parashikon gjykim të shkurtuar dhe asnjë rrethanë tjetër.

Modifikuar më Diel, 06 Janar 2019 10:30

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...