Ndjekësit nisin braktisjen e Ermal Mamaqit në rrjetet sociale

Diel, 06 Janar 2019 14:06

Jo vetëm pas daljes në emision, por që kur e njoftoi se të ftuar do të kishte Edi Ramën për Make Up, Ermal Mamaqi është kryqëzuar në rrjetet sociale dhe portale. Veçanërisht pas daljes në emisionin televiziv të Ermal Mamaqit të kreut të qeverisë ka pasur reagime të shumta dhe të ashpra nga personalitete të artit dhe të kulturës. Veçanërisht pakënaqësia është shtuar dukshëm tek qytetarët që janë miq dhe ndjekës të Ermal Mamaqit në rrjetet sociale apo i kanë pëlqyer faqen e emisionin kanë nisur ta braktisin.

Që mbrëmë ky numër ndjekësish ka nis të ulet dhe kjo konstatohet qartë, masë kjo që qytetarët e ndershëm ndaj një reklame bajate që u përpoq Mamaqi ti bënte një kryeministri në krizë!
Kjo nuk është hera e parë që moderatori sillet kështu me shikuesit e tij në Tv, dhe ndjekësit në rrjetet sociale por emisionin i mbrëmshëm ishte një vulgaritet i panevojshëm të servirej.
Ermal Mamaqi mbrëmë ka qenë sapuni i larjes së zhulit të korrupsionit dhe jo vetëm të Ramës.
I braktisur dhe i dëshpëruar, kreu i organizatës Rilindje me detyrën kryeministër ardhur me votat e blera nga korrupsioni dhe krimi ishte i gatshëm të dilte dhe pa brekë në emisionin Xing (gjë që e ka bërë njëherë në plazhe), vetëm e vetëm për të tentuar dhe shitur veten si jo aq të keq sa është,   zbutur e normalizuar sa të mundet, situatën e menderosur ku ndodhet, ku studentët i kthejnë krahët dhe e pështyjnë sa herë që ky i del përpara për dialog. Rama ishte dhe është gati për çdo lloj marrie, mjaft që ai të jetë në pushtet në karriken kryeministrore për te vjedhur sa mundet çdo ditë dhe mbajtur krimin në pushtet. Kjo natyrisht nuk i falej Ermal Mamaqit i cili në këtë rast shërbeu si sapun ose lavatriçe larje!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...