Lehtësohen procedurat për patentën/ Shërbimi i Transportit: Testim vetëm në fazën që ngel

Diel, 06 Janar 2019 14:20

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi dje lehtësimin e procedurave për marrjen e patentës. Sipas kësaj drejtorie, kush nuk kalon në testimin praktik të marrjes së patentës, nuk do të duhet të riaplikojë për testin teorik.

“Jo më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë. Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.\
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton se gjatë muajit dhjetor 2018 janë lehtësuar një sërë praktikash dhe shërbimesh për qytetarët. “Prodhimi dhe dorëzimi i lejeve të drejtimit nga 10-15 ditë u reduktua në 2-5 ditë në të gjithë vendin, ndërsa qytetarët u njoftuan me mesazhe për tërheqjen e lejes së drejtimit.

Kompletuam me 8 praktika për shërbime nëndegët Lushnje, Himarë, Burrel, Tropojë, duke ulur ecejake/shpenzime të qytetarëve. Nisëm shërbimin EASY CHECK, duke shkuar te subjekti me Kontroll Fizik Fleksibël për flota, mjete të rënda, kamionë, autobusë.Praktika e transferimit të dosjeve tani kryhet me vetëm 1 aplikim për marrje shërbimi. Certifikatat e transportit tani jepen dhe rinovohen automatikisht 5-vjeçare pa i sorollatur subjektet çdo 1 vit lart e poshtë”, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...