Nga data 16 deri më 20 prill qytetarët e Tiranës do përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Për këtë arsye, gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të ketë kufizime energjie në disa zona. Pa energji do të jenë: Zona e ish-fushës së Aviacionit, zona rreth Pallatit “Asllan Rusi”, Rruga e Durrësit, zona pranë ish-Bllokut të Ambasadave, Pallatet pranë karburant “Kastrati” tek Zogu i Zi, Rruga “Artan Lenja”, Rruga “Pandi Dardha”, Rruga “Mati Logoreci”, Rruga “Vangjel Noti” në Laprakë, Spitali Ushtarak, Hyrje e Rrugës së Durrësit, Pallatet Haëai, Pallatet Karavani.
Kjo do të vijë si pasojë e punimeve për mirëmbatjen e rrjetit të shpërndarjes në kryeqytet dhe punimet që do bëhen në këto zona për vendosjen e pajisjeve të reja do sjelli kufizimin e energjisë elektrike.